Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbajë në orën 11:00 mbledhjen e grupit parlamentar demokrat lidhur me kërkesën e disa deputetëve për dorëheqjen e Bashës.
Mbledhja e ditës së sotme pritet të sjellë zhvillime me rëndësi për situatën dhe të ardhmen e kampit blu.
Ky takim vjen pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD-ja nuk ka fituar asnjë prej bashkive. Rezultati ka sjellë pakënaqësi në radhët e deputetëve të PD, disa prej të cilëve kanë kërkuar zgjedhje në parti dhe doreheqjen e Lulzim Bashës.
Ndërkaq, kujtojmë se ditën e enjte në një komunikim me gazetarët Basha u shpreh: “Ka pasur një mbledhje të grupit të deputetëve që një ditë më pas, një mbledhje të grupit të kryetarëve, Kolegjin e Kryetarëve, do të vazhdojë me mbledhjen e Kryesisë. Pra jemi në një proces të thellë reflektimi pas të cilit padiskutim do të marrim përgjegjësitë nga unë i pari”.

