Deputeti Edmond Spaho ka komentuar masën e procedimit penal ndaj ti. Spaho deklaroi se kjo është një lojë e policisë për të trembur qytetarët, në mënyrë që të mos marrin pjesë në protesta.
“Është e drejta ime dhe e çdo qytetari që të protestoj, nuk do të paraqitem në polici. Më morën në telefon dje pas protestës, dhe ua bëra të qartë se nuk do të paraqitem, pasi edhe sot do të jem në protestë.
Këto janë lojëra të policisë, që të trembin qytetarët që të mos marrin pjesë në protestë, nuk kanë për tia arritur qëllimet. Edhe ato ndalimet që bëjnë janë të paligjshme, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që e thotë qartë se nuk ka nevojë për lajmërim që të protestosh.
Qytetarët kanë të drejtë që të protestojnë, apeli është që qeveria ti thërrasë mendjen, dhe të zgjidhë problemet e qytetarëve, nëse nuk i zgjidh protestat do të përshkallëzohen“, u shpreh Spaho.

