TË FUNDIT

Kryeministri Rama ‘injoron’ protestën: Pakicë e çartur, 4 vite po të protestoni prapë…

Kryeministri Edi Rama sapo ka dalë me një postim në rrjetin social Facebook teksa mijëra qytetarë kanë dalë në protest para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Rama thotë se po të ishte për protestën ai nuk do të kishte reaguar fare, por i duhet të marrë vendime në emër të qeverisë.

Komenti i Ramës në rrjetet sociale:

Sa per ate proteste nderkohe qe tere Europa, perfshire edhe Shqiperine, perballet me pasojat e para fare te nje lufte, jo 4 dite po 4 muaj apo 4 vjet te vazhdoje asgje nuk do kisha bere dhe s’kam pritur ata qe shajne e ulerijne as per te mbrojtur familjen tende nga rritja e cmimit te energjise dhe as per t’ju thene te tereve se brenda javes, domethene sot do te kemi skenaret e perballimit te ketyre pasojave!

Sa per fuqine e popullit, une jam ne kete detyre pikerisht fale asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen qe shan, mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim per vjedhje pa piken e turpit, tamam me logjiken e hajdutit qe cdo gje dhe cdo njeri e lidh me vjedhjen, nderkohe qe po te ishte per te vjedhur mbante te tjere ketu ne vendin tim fuqia e popullit!

Jo mor jo, do s’do kjo pakice e cartur, nuk jane te tere hajdute dhe nuk jane te tere sharlatane, po ka edhe ndryshe, keshtu qe vazhdoni protesten tani se une kam detyre te mbroj popullin nga pasojat e luftes, jo ata qe flasin percart ne emer te tij!

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat