TË FUNDIT

2 alternativa/ Alibeaj ‘i tregon kufirin’ Lulzim Bashës: PD ka 3 palë, bëni hap pas….

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar demokrat, nënkryetari Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se Basha kishte qëllime të mira me përjashtimin e Berishës nga grupi.

“Historia ka nisur ne 9 shtator nga vendimin qe ju moret. Ju thate qe mbani koston e vendimmarrjes. 1/3 e atyre qe qëndroi, kam respektin me te madh. Është dhe 1/3 qe u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do te përfshije njerezit. 1/3 e heshtur. Duhet të bëjmë një analizë se pse ndodhi kjo situatë. Sulmet që ndërmori Berisha  ndaj PD fillojnë që para se 6 marsi.

Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qellim te mire, por nuk ia dolem. Kam dy alternativa. E para, Nuk e shoh dot PD qe te ngjitet pas Sali Berishes. Nuk eshte alternative. Merreni  si te doni, emocionale, personale. Ne duhet te japim sinjale bashkimi. E dyta, duhet t’u japim shans te tre pjesëve qe te bashkohen. Procesi duhet te jete i sinqerte. Propozoj qe perderisa keto 2 pjese e kane nje përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thate qe jeni ne funksion te zgjidhjes, ju te bënin hap pas, Berisha hap pas, te krijohet substanca e bashkimit, e sinqerte. Kete shoh si mundesi. Kemi kohen e mjaftueshme.”, tha Alibeaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat