TË FUNDIT

Gazment Bardhi me tone të forta: Rrezikojmë të copëtohemi, Basha të tërhiqet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat dorëheqjen e Lulzim Bashës.

“Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem frymë jo për shkak të karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall lufte. Jemi në gjendje lufte dhe po e dëmton PD-në në sytë e opinionit publik. Për të ndalur gërryerjen e partisë, e vlerësoj qëndrimin tuaj për t’u vendosur në dispozicion te grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje.

Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi është shansi i vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Ne nuk mund te improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma me shumë. Këtu jemi pak”, ka thënë ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat