Kryeministri Rama pritet të dalë në orën 15:00 para shqiptarëve për të dhënë detaje në lidhje me paketën e ndihmës pas shtrenjtimit të çmimeve.
Mësohet se më herët kryeministri tha se e kishin gati këtë paketë.
“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare“, shkruante Rama mëngjesin e sotëm në Facebook.

