Kryeministri Rama konfirmoi se taksat e naftës nuk do të hiqen pavarësisht kërkesave të protestuesve.
“Taksat e naftës nuk do të hiqen. Për këtë nuk ka protestë me drita iPhonë dhe bllokim rrugësh me goma X5 që e zhbën. Taksat nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet”, tha Rama.
Ndër të tjera kryeministri Rama theksoi se çmimi i energjisë elektrike sot në tregjet ndërkombëtare është tepër i lartë dhe qeveria po subvencionon 80% të çmimit total që do të duhej të paguanin bizneset dhe abonentët familjarë. Ai nxorri një faturë të energjisë elektrike duke theksuar se nëse qeveria nuk do të subvenciononte çmimin e energjisë elektrike, shqiptarët do të duhej të paguanin deri pesë fish fatura më të shtrenjta.

