TË FUNDIT

LAJMI FUNDIT/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD drejt fundit, Basha pranon të tërhiqet

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike po shkon drejt fundit pas diskutimeve të gjata të deputetëve, ku një pjesë e madhe e tyre i kanë kërkuar Lulzim Bashës që të tërhiqet nga drejtimi i partisë.

Ka shumë rendësi ajo që do të thotë Lulzim Basha në fund, nëse do të zgjedhë të largohet nga drejtimi apo ajo.

Mbledhja vijoi me tone të ashpra ku gjatë mesditës u shënua edhe një incident me deputetin Ervin Salianji, i cili pati debate të forta me Oriola Pampurin dhe vetë Lulzim Bashën. Mësohet se teksa Salinjai kërkoi largimin e Bashës për shkak të rezultateve të dobta në zgjedhje, Pampuri bëri përgjegjës të gjithë Grupin Parlamentar gjë që ka shkaktuar reagimin e deputetit të qarkut të Korçës.

Në këtë moment, teksa debati mes Pampurit dhe Salianjit ishte në kulm, ndërhyn Basha me zë të lartë kundër nënkryetarit të Grupit Parlamentar. Në debat e sipër, pranë zyrave të mbledhjeve mësohet se është tentuar edhe goditja e Salinjanit nga mbështetës të Bashës, gjë që është shmagur.

Si përfundim Grupi Parlamentar arriti në konkluzionet që duhet të largohen Lulzim Basha dhe Sali Berisha dhe drejtimin e partisë ta marrë një grup i përbashkët mes deputetëve që mbështesin Bashën dhe atyre që mbështesin Berishën me qëllim bashkimin e partisë. Mësohet se Basha është shprehur i gatshëm të tërhiqet dhe tani pritet vendimi i Berishës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat