Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka qenë sot në Elbasan, ka folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.
“S’po mbroj gjë tjetër veç votës së lirë. Ka një përpjekje për të stisur një përballej mes votës së lirë dhe blofit por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë. Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë dhe mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve dhe votës së lirë”, shtoi ish-kryeministri.
“Uroj mbarë shqiptarët festa e ditës së verës është festa e shndërrimeve të mëdha, e Lulëzimit e shpërthimit të burimeve e çeljes së gjikthçkaje të mirë. Në këtë kontekst uroj që për shqiptarët kjo ditë të sjellë ndërrimin e madh që ata presin ndërrimit te narkoshtetit dhe vendosjen e shtetit ligjor. Falenderim kam për ata që kanë mbushur rrugët e sheshet e vendit për të kundërshtuar kundër një politike të pashpirt e cila përdor hijet e luftës, si skuzë si falje. Për të justifikuar rritjen dramtaike të pajustifikuar të çmimeve dhe produkteve më jetike të qytetarëve shqiptarë. Gëzuar këtë ditë për mbarë qytetarët”, tha më tej ai.

