Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell mbërrin sot në Tiranë. Borrell do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren Olta Xhaçka.
Takimi i Borrell dhe Ramës do të pasohet nga një konferencë shtypi në orën 11:00 .
Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë punimet e vazhdueshme restauruese në mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar, i rinovuar nën ndihmën e BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.

