TË FUNDIT

Michael Roth: Shqipëria gati për bisedimet e anëtarësimit

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, Michael Roth ka deklaruar në një prononcim për media se Shqipëria është gati për të nisur negociatat me Bashkimin Europian.

“Ka ardhur koha që të fillojmë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt. Ky është mesazhi im jo vetëm për miqtë dhe partnerët tanë në Shqipëri, por edhe për miqtë dhe kolegët tanë në Bruksel dhe shpresoj që me Presidencën Franceze të Këshillit ne të kemi një mundësi të vërtetë për të mbajtur premtimet tona sëris. Ne duhet të përshpejtomë negociatat sepse nëse BE nuk është vizibël, aktive dhe e zëshme mjaftueshëm regjime të tjera autoritare do të plotësojnë vakumin.  Kjo do të thotë rusët në veçanti në Serbi, Kina apo Turqia dhe kjo nuk është absolutisht në interesin gjerman apo në interesin Europian.” ka shtuar Roth.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat