Qeveria ka marrë sot vendimin për të caktuar ditën e hënë pushim.
Duke qenë se dita e martë 22 mars është pushim zyrtar për shkak të festës së Sulltan Novruzit, qeveria ka vendosur që të bëhet pushim edhe e hëna e 21 marsit.
Pra administrata do të ketë 4 ditë pushim, nga e shtuna deri të martën. Dita e pushimit do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

