TË FUNDIT

Plas bomba/ PD çon në SPAK 50 persona, mes tyre dhe Kryeministrin Rama, zbulohet arsyeja e rëndë

Partia Demokratike ka bërë lëvizjen e papritur. PD ka depozituar pak më parë në SPAK kallëzim për 50 persona, si grup i strukturuar kriminal, mes të cilëve është dhe  kryeministri Edi Rama.

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, tha se hetimi i përgjatë i 3 muajve dhe të dhënat e marra më herët kanë prodhuar një kallëzim të tillë penal.

Tabaku i bëri thirrje SPAK që tre çështjet për inceneratorët, ai i Tiranës, Elbasanit dhe Fierit të hetohet si një dosje e vetme. “I kërkoj SPAK që të mos ketë dosje të veçanta për hetimin e këtyre çështjeve. SPAK duhet ti përmbledhë në një dosje këto tre çështje. Të treja duhen hetuar së bashku. Të 50 individët janë po të njëjtët”, tha ajo.

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, u shpreh se sot Edi Rama po trajton inceneratorët dhe pronarët e tyre njësoj si pensionistët.

“Për ta kuptuar shqiptarët; nëse sot qeveria ka vendosur që të indeksojë pensionet aq sa është norma e interest, për 1/3 e pensionistëve, ka vendosur gjithashtu që të paguajë para ekstra nga taksat e juaja për t’I paguar në indeksim koncesionarit të inceneratorëve”

Përgjigja është në këtë padi thuajse 90 faqe, u shpreh Tabaku ndërsa shpaloste mënyrën se si kanë vepruar qeveritarët për të favorizuar tre persona me duar në xhepa,  që përmban emrat e atyre që në formën e një grupi të strukturuar criminal kanë organizuar një vjedhje dhe abuzim perfekt me fondet e buxhetit të shtetit. Kanë organizuar procedura që nuk ekzistojnë në ligj, kanë shkelur parimet ligjore të ruajtjes së financave publike dhe kanë ushtruar autoritetin e tyre në kurriz të buxhetit dhe taksave për të përfituar 3 persona me duar në xhepa”, tha ajo. 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat