Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka regjistruar ndryshimet statutore gjatë Kuvendit Kombëtar të thirrur nga kryetari i PD Lulzim Basha, më 17 korrik 2021.
Mësohet se deri më tani Gjykata nuk ka dhënë asnjë datë në lidhje me shqyrtimin e dy Kuvendeve që u mbajtën në Dhjetor nga kreu Lulzim Basha dhe nga ana tjetër Sali Berisha me mbështetësit e tij, që do ti jepnin dhe një qartësim situatës ligjore brenda PD-së.
Vendimi i sotëm i gjykatës së Tiranës është vendimtar dhe përcakton se ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha do të mbetet në fuqi.
“1.Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.
2.Depozitimin e statutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokratike te Shqiperise e dates 17.07.2021.
Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.
Me interes pritet vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ndryshimet në statut që u bënë në Kuvendin e thirrur nga Berisha, të cilat në fakt nëse do të miratoheshin do të njihnin ligjërisht shkarkimin e Bashës”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Ndërkohë duhet të kemi parasysh se në gjykatë u paraqitën për shqyrtim edhe ndryshimet statutore të miratuara nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, të kryesuara nga Sali Berisha më 11 dhjetor.

