Pak minuta më parë është mbyllur foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët që jetojnë në Greqi.
Ai e mbylli fjalën e tij duke u premtuar demokratëve dhe gjithë emigrantëve atje se do punojnë bashkarisht për t’i dhënë fund gjendjes së ‘shpërfilljes’ dhe se do të ngrihen qendra e forume për këtë komunitet.
Foltorja u mbyll me brohoritjet e demokratëve të ndodhur në Greqi, të cilët gjatë këtij takimi online kërkuan shtimin e shkollave në gjuhën shqipe në Athinë dhe përfaqësues të partisë Demokratike atje.
Demokrati: A do na ndihmoni për të ngritur forume serioze për të njohur njëri-tjetrin dhe nuk jemi bashkuar ende. Na duhet një përfaqësues i PD-së në Greqi.
Berisha: Do hapim qendra në komunitetet ku ka emigrantë, ne do bëjmë çmos për bashkimin e PD dhe mesa shoh çdo ditë e më shumë ky parim po pranohet nga drejtues të PD që deri dje mbajtën qëndrim. Po punoj me shumë përkushtim dhe jam optimist që ky process të kompletohet sa më parë.

