TË FUNDIT

Dritan Leli ‘i dorëzon’ Ambasadorit Soreca titullin ‘Qytetar Nderi’ i Vlorës

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli i ka dorëzuar sot Ambasadorit të Europës në Shqipëri Luigi Soreca titullin qytetar nderi për Vlorën.

Në fjalën e tij Soreca shpreh mirënjohjen për titullin dhe vlerësimin e dhënë nga bashkia e Vlorës teksa tregon ndjenjat dhe historitë e tij që e lidhin me këtë qytet Soreca gjithashtu garanton mbështetjen e bashkimit europian për Vlorën dhe Shqipërinë Mbështetje kjo që do të vijojë edhe në vitet e ardhshme.

‘Këto janë vlerat e BE-së, të gjendemi pranë njëri-tjetrit, sepse jemi të gjithë pjesë e një familjes. Me gjuhë të ndryshme, me ngjyra të ndryshme, me kuzhina të ndryshme pro të gjithë jemi evropiane. Këtu në Vlorë ndihem si në shtëpi, kjo edhe për arsye, ajo që kam parë në sytë e këtyre qytetarëve. Më duket si vështrimi që më ka dhënë gjyshi, gjyshja të afërmit e mi. Kështu që në mënyrë të paevitueshme ndihem sikur jam në shtëpinë time, ndihem sikur kam miq të vërtetë. Ky nder që më bëtë është vërtetë një nder për mua. Kur të kthehem në Vlorë si qytetar i thjeshtë, ju lutem më ndaloni dhe më thoni ‘Mirmëngjes Luigi’.’- tha Soreca.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat