Kreu i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla ka zbardhur për mediat vendimin që është marrë në mbledhjen e grupit të PS.
Balla, tha se pas seancës së nesërme në Kuvend, deputetët socialistë do të shpërndahen në terren, sipas zonave elektorale që ata mbulojnë.
“Natyrshëm që mbledhja e grupit të PS diskutoi në lidhje me zbatimin e paketës së rezistencës, ne do të miratojmë aktet normative përkatëse.
Edhe deputetët e PS-së do ti bashkohen kolegëve ministra, për të verifikuar në terren masat e marra nga qeveria, për çmimet, me qëllim të mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi, që të fitojnë në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Pas seancës së Kuvendit gjatë ditës së nesërme, të gjithë deputetët do të shpërndahen në terren, për të mbikqyrur masat e paketës së rezistencës sociale.’’, tha Balla.

