TË FUNDIT

“Do i qëndroj besnik Kushtetutës”/ Betohet para Presidentit Meta anëtari më i ri i GJK

Është mbajtur sot në Presidencë ceremonia e betimit të anëtarit të ri të GJK, Sandër Beci, i cili u betua pak më parë para kreut të shtetit Ilir Meta.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Kreu i Shtetit i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtarit Beci në detyrën e tij tepër të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit, Gjykatës së Lartë, Kabinetit të Presidentit, dhe të misionit të ekspertizës OPDAT në vendin tonë, që mbulon çështjet e drejtësisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat