TË FUNDIT

“Po turp a keni?”. Shpërthen keq Erion Braçe ndaj rritjes së çmimeve

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një video ka shpërthyer ndaj rritjes së çmimeve.

Braçe e quan një turp që çmimi i një filxhani kafeje që kushtonte 50 lekë tani kushton 70 lekë, ndërkohë që çmimi i 1 kg kafe të ardhur nga Italia  është rritur me vetë, 150 lekë.

Postimi i plotë:

PO TURP A KENI?

EDHE CMIMIN E NJE FILXHANI KAFEJE E RRITET?

Nga janari e ketej, cmimi i nje kg kafe ardhur nga Italia, eshte rritur me 150 leke, vetem 150 leke;

Pra, ME 1.25 LEKE PER NJE FILXHAN KAFEJE, VETEM 1.25 LEKE!

Nese e shisnit ne periferi te Tiranes me 50 leke nje filxhan kafeje, duhet ta shisni me 51.25 leke;

Nese e shisnit ne qender te Tiranes me 70 leke nhe filxhan kafeje, duhet ta shisni me 71.25 leke.

Cfare ka ndodhur me ju qe po e shisni filxhanin e kafese ne periferi me 70 leke e ne qender me 90 leke?

Ju eshte rritur edhe juve cmimi i hekurit, cimentos, betonit? Apo cmimi i vajit, orizit, sheqerit, miellit, makaronave, vezeve, pulave etj?

Zhvatje, asgje tjeter!

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat