TË FUNDIT

Plas në Kuvend/ Bushati-Ballukut: O zonja ministre po përmbysni Prizrenin, e vërteta është se ju po…

Debate të forta ka patur sot në seancën plenare. Deputeti Bushati ka deklaruar se deklaruar se Fierza është 6 metra nga pika e vdekjes dhe qeveria vetëm importon. Bushati ka kërkuar mbledhjen e Komitetit të Energjisë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres Balluku e cila tha se bizneset e mëdha kanë dalë në tregun e lirë dhe nuk mund t’i kthejnë në system.

Pjesë nga seanca:

Bushati: Kriza juaj është keqmenaxhim, sot Fierza është 6 metra nga pika e vdekjes, vetëm importoni. Kjo është e vërteta. Po mbështesni partnerët tuaj. Mblidheni Komitetin e Energjisë, kuota është 258 metra, del ministrja thotë kemi bërë menaxhimin më të mirë, del drejtori i KESH dhe thotë niveli i kaskadës është 271 metra. Zonja ministre mblidhni sa më rrallë komitetin se po përmbysni Prizrenin.

Balluku: 259 metra është sot rezerva. Duhet të dëgjoni me vëmendje, mos u emociononi. Bizneset e mëdha kanë dalë në tregun e lirë, e nuk mund t’i kthejmë në sistem. Është koha që të gjithë së bashku të gjejmë zgjidhje. Reflektoni se nuk iu kanë sjellë këtu për të shtrembëruar fjalët e mia.

Bushati: Është detyrë e çdo deputeti që të kërkojë replikë, ministrja e di shumë mirë keqmenaxhimin. Zonja ministre hiqni taksën e qarkullimit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat