Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, partia Demokratike ka filluar heqjen e dyerve të blinduara nga ambientet e godinës të cilat u vendosën më datë 6 janar.
Blindimi i PD-së me dyer çeliku ishte bërë temë diskutimi dhe debati më i fundit ishte ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Kryesisë, ku një pjesë e deputetëve kërkuan fillimisht heqjen e dyerve të blinduara me qëllim dhënien e një mesazhi pozitiv për ribashkimin e partisë.

