TË FUNDIT

Ministria e Bujqësisë: Kanë ngordhur 382 mijë shpendë, kemi kontrolluar 65 stabilimente, rezultoi se…

Zv.ministrja e Bujqësisë ka dalë pak më parë me një deklaratë ku ka dhënë detaje mbi shpendët e ngordhura në vendin tonë. Sipas zv.ministres bëhet fjalë për 382 mijë shpendë të ngordhura.

“ 382 mijë shpendë të ngordhur. Vazhdon procesi për eliminimin e shpendeve, kemi 65 stabilimente kontrolle dhe deri tani nuk ka raste të dyshuara.

Në komplekset për prodhimin e mishit, rezultatet e analizave janë të pastra. Po kryhet tamponimi sipas zonave.

Urdhroi ndalon shitjen e shpendëve në tregjet e gjallë apo lëvizjen e tyre nga fermë në fermë. Nuk janë evidentuar shkelje në asnjë prej pikave ku kemi kryer kontrolle.

Produketet janë të kontrolluara, nuk ka rrezik në gatimin e mishit apo vezëve”, tha ajo.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat