TË FUNDIT

“25 vjet OSBE në Shqipëri”. Ministrja Xhaçka: Traditë e shkëlqyer bashkëpunimi

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka kujtuar 25-vjetorin e pranisë së prezencës së OSBE në vendin tonë.

“25 vjet OSBE në Shqipëri. Një çerek shekulli në të cilin Shqipëria ka evoluar nga anarkia e vitit 1997 në një vend që mbajti një Kryesi të suksesshme të OSBE-së dhe aktualisht qëndron në KS të OKB- së.

Shqipëria i është mirënjohëse OSBE- së për rolin e saj në këtë transformim dhe mbështetjen e vlefshme për reformën ligjore, zgjedhore, administrative dhe pronësore si dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe ngritjen e kapaciteteve në të gjitha fushat.

Gëzuar që kjo traditë e shkëlqyer bashkëpunimi po vazhdon nën drejtimin e ambasadorit Vincenzo Del Monaco, i cili po shkon përtej thirrjes së detyrës për të mbështetur prioritetet e përbashkëta, si Gratë, Paqja dhe Siguria”, shkruan ministrja.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat