TË FUNDIT

Monika Kryemadhi: Hetimet e inceneratorëve meritë e LSI, u tentua varrosja e së vërtetës nga…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë me një reagim për urdhër-arrestet e SPAK lidhur me inceneratorët, ku tha se hetimet duhet të thellohen dhe se me Komisionin Hetimor u tentua varrosja e të vërtetës.

“Kjo që po ndodh sot me hetimet e incenernatorëve është meritë e LSI  në lidhje me dosjet që ka dorëzuar në SPAK.  U tentua me Komisionin të varroste të vërtetat e kësaj afere, por garantoj që kjo aferë nuk do të shuhet , por do ta çojmë deri në fund. Kjo çështje është grup i strukturuar kriminal sepse nëpërmjet parave janë kapur elementet më të rëndësishme të jetës politike shqiptare. Në fakt tani dosja është SPAK dhe çdo ecuri e kësaj çështje do ndiqet”, tha Kryemadhi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat