TË FUNDIT

“Dilni bëni transperencë”. Rama i prerë ndaj bizneseve pas akuzave për rritje çmimesh

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbajtur pak më parë një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, në ambientet e Doganës së Tiranës.

‘Garanci sovrane për importuesit e përpunuesit për të pasur kapital qarkullues’, tha ministrja Ibrahimaj.

Kryeministri u ndal dhe te kriza e energjisë elektrike, që sipas tij problemi real që do të shfaqet është ajo e mungesës në treg.

“Pasqyra e furnizimit me energji, është gjithnjë e më e keqe, të gjitha vendet janë duke u përballur me një situatë të paparashikueshme, frika themelore, nuk është thjesht rritja e çmimit, por mungesa e energjisë për ta blerë në treg.

Ne kemi marrë përsipër diçka të domosdoshme, për të mbajtur një frymëmarrje normale për një kohë të vështirë për të gjithë, duke mos rritur çmimin për biznesin e vogël dhe familjarët. Prej kohësh jemi në marrëdhënie të tregut të lirë, aty është një diskutim tjetër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se do të ketë subvencionim për familjet dhe bizneset që do të investojnë në panele diellore.

“Po përgatisim një plan për të mbështetur familjarët. Nëse familjet në një pallat do të duan të investojnë për të vënë panele diellore dhe njëkohësisht për bizneset nëse do të duan të prodhojnë energji për fabrikën e tyre gjatë gjithë kohës së ditës, problemi i shkëmbimit aty është mundësia për ta patur ditën dhe pamundësia për ta patur natën, gjë që sjell nevojën për shkëmbim, pro për fabrikat që aktivitetin e kanë gjatë ditës, kjo është më e mira për t’u bërë”, tha Rama në takimin me importuesit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat