TË FUNDIT

Kryeministri Rama publikon pamjet: Po merr jetë shtëpia e qendrës më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamjet nga kantieri i Piramidës, ku siç thotë ai, po merr jetë shtëpia e qendrës më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i Piramidës, ku hap pas hapi po merr jetë shtëpia e qendrës më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon, ju uroj një ditë mbarë”, shprehet Rama.

Sipas tij me mbështetjen e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan – AADF, qendra do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat