Ministrja Ibrahimaj ka njoftuar pak më parë vendimet që janë marrë sot në Këshillin e Ministrave. Ibrahimaj njoftoi vendimin për paketën antikrizë që ka nisur me indeksimin e pensioneve, ku ministrja Ibrahimaj tha që do të jetë 3.3 %.
Kjo tha ministrja është më e lartë se parashikimi, pasi ishte menduar që sipas ligjit të indeksohej 2.4 %.
“Një nga masat që është parashikuar në këtë akt normativ që sapo kaluam indeksimi me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë e pensioneve dhe të plota e të pjesshme e të reduktuara të invaliditetit, pensionet në qytet, fshat, që jepen për ndiha të posacme shtetërore të gjitha kategoritë e pensioneve jo vetëm pensionet por edhe indeksimi i shtesës 3.3 miliardë lekësh”, tha ajo.

