Pak para se ish-deputeti Alqi Bllako të dalë para gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se shtetit, Gledis Nano është takuar pak më parë me kreun e Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja.
Takim i Nanos me Krajën vjen vetëm një orë para fillimit të seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, i arrestuar në lidhje me çështjen e Inceneratorëve.

