TË FUNDIT

Ambasadorja Kim njeh Alibeajn si ‘kryetar të komanduar’ të PD, zbardhet biseda mes tyre

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar pak më parë kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në Kryesinë e Kuvendit, por në postimin e Kim bie në sy fakti se ajo i referohet Alibeajt si kryetar i komanduar i PD-së.

Pra nuk e ka takuar Alibeajn në cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar por vijon ta njohë si kryetar të komanduar të PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

“Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie me PD dhe rolin e saj të domosdoshëm për Shqipërinë, dhe shpresoj që vetëm sa të bëhet më e fortë. SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracinë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, tha Kim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat