Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur sërish sot në Kryesinë e Kuvendit. Mësohet se Ambasadorja Kim do të takohet me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Kujtojmë se të hënën dhe të martën Kim u takua me Lindita Nikollën dhe Enkelejd Alibeaj.
Këto vizita të shpeshta të Kim, duket se lidhen me axhendën parlamentare të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, edhe pse zyra e Kuvendit e mohoi që kjo të ishte pjesë e diskutimeve me Nikollën.

