TË FUNDIT

LAJMI FUNDIT/ OKB pezulloi Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, Rama: Lajm i mirë, refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie

Së fundmi një lajm të mirë për rajonin e ka cilësuar kryeministri Edi Rama pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin”!

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut, pas raportimeve “për shkelje sistematike dhe abuzim të të drejtave të njeriut”, nga trupat ruse që kanë pushtuar Ukrainën. Kjo kërkesë e shtyrë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar me 93 vota për, 24 kundër dhe 58 shtete kanë abstenuar.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat