TË FUNDIT

Yuri Kim jep mesazhin e fortë para qytetarëve: Vladimir Putin i bëri llogaritë gabim sepse u ndesh me…

Në manifestimin që po mbahet sot në kryeqytet, për Ukrainën, ka folur dhe ambsadorja amrikane Yuri Kim. Kjo e fundit ka deklaruar seVladimir Putin i kishte bërë llogaritë gabim përpara pushtimit.

Fjala e plotë e ambasadores amerikane:

Që prej muajit shkurt kemi parë sulmin e nisur nga presidenti Putin ndaj Ukrainës. Sic tha Biden në fjalimin e tij, Putin i kishte bërë keq llogaritë, ai mendoi se do të futej në Ukrainë dhe bota do i hapte rrugë, por u ndesh me mur të fortë, u ndesh me popullin ukrainas.

Është nder që të jem sot këtu me mikun dhe kolegun tim ambasadorin Shkurov dhe të tregojmë mbështetjen ndaj popullin ukrainas. Besoj që cdo shqiptar që është i pranishëm sot bie dakord me këtë. Nuk mund të them vetëm se jeni pjesë e Europës dhe prisni të bëheni pjesë e BE, por sepse askush më shumë se shqiptarët e dinë se çfarë do të thotë që dikush të të mohojë ekzistencën tënde, e di mirë cfarë do të thotë kur dikush është kundër jush.

Askush nuk e di më mirë tmerrin e të larguarit për bombat e terrorizmit, askush nuk e njeh më mirë agoninë e hapjes së varreve për të afërmit që kanë vdekur apo më keq, pamundësia për t’i dhënë një varr atyre që kanë vdekur. Askush nuk e njeh më mirë vlerën apo ngushëllimin kur shtrin dorën drejt një miku që ka nevojë. Ju bashkohem sot për të shprehur solidaritetin me popullin e Ukrainës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat