Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste ku ka ‘deklaruar me modesti’ se në Shqipëri do ishte bërë qameti nëse nuk do kishte qenë PS në pushtet gjatë tërmetit dhe pandemisë
“Kur kujtoj se më parë nuk kompesoheshin me vite as 400 milionë lekë dëme, për një përmbytje në Shkodër, apo 45 milionë dollarë që iu takonin invalidëve, që u fshinë fare, u harruan të paguheshin bonuset 5 mijë lekëshe të bebeve të porsalindura.
Është dallimi më i thellë se ditës më me dritë me natën më të errët. Mbyllni sytë dhe përfytyroni si do të kishin mbetur të braktisur rrugëve, ata që humbën shtëpitë nga tërmeti, e merrni me mend se çfarë forme do të kishin shkollat dhe shtëpitë, nëse ajo fatkeqësi do ti kishte gjetur njerëzit atëherë, kur edhe kreditë i merrnin zyrtarët e partisë në pushtet.
E kuptoni se çfarë qameti do të kishte qenë nëse pandemia do të kishte ardhur në spitalet e deri para ca viteve”, tha Rama.

