Tomorr Alizoti ka dalë pak më parë në një prononcim për media, ku ka mbështetur deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me kërkesën për largimin e Enkelejd Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar demokrat.
“Kryetari i Grupit, pas zgjedhjeve të 6 marsit, duhet të zgjidhet nga grupi parlamentar si vetmi institucion legjitim. Ky është akt politik dhe unifikimi. Ne nuk shmangim dot palët, por duhet të gjejnë një bashkim për elektoratin e tyre. Minoranca nuk mund të jetë më me shumë kapriço se maxhoranca. Nuk priten vendime nga kjo mbledhje, kanë qenë më shumë si terapi në grup”, tha ai.

