TË FUNDIT

Situata në PD/ Rudina Hajdari tregon 2 gabimet e Lulzim Bashës

Ish deputetja e PD, Rudina Hajdari ka komentuar sot situatën në Partinë Demokratike. Hajdari ka deklaruar se nëse Lulzim Basha nuk do kishte hequr dorë nga mandatet në vitin 2019 dhe nuk do të kishte bojkotuar zgjedhjet lokale të atij viti, sot PD do të ishte në pushtet.

“PD po ripërtërihet por e gjithë pesha për këtë proces duhet të jetë tek anëtarësia sepse ata janë larguar së fundmi sepse kontributi i tyre nuk është shpërblyer. Janë marrë dy vendime si lënia e mandatit dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 2019 të cilat ndikuan shumë në këtë gjendje. Nëse nuk do ishin marrë këto dy vendime sot PD do ishte në pushtet. Nga pikëpamja strategjike këto ishin gabimet e Bashës por më pas ishin edhe gabimet e brendshme në PD.

Unë mendoj se ndryshime të dobishme kanë qenë ato që janë ndërmarrë në Kuvendin e 11 dhjetorit, ku është zvogëluar pushteti i kryetarit siç mund të përmendim votëbesimin nëse do të ketë humbje të zgjedhjeve. Basha nuk e bëri këtë. Tashmë duhet të lëmë pas të kaluarën e lidershipit të Bashës dhe të ecim përpara me një lidership të ri të cilët do jenë të votuar nga anëtarësia”, shprehet Hajdari.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat