Qeveria Rama ka marrë vendimin për të emëruar në postin e zv.ministrit të Arsimit dhe Sportit Endrit Hoxhën.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Endrit Hoxha emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, thuhet në vendim.

