TË FUNDIT

2 orë ‘dush i ftohtë’, zbardhet dëshmia e Alqi Bllakos

Prej gati 2 orësh, ish-deputeti Alqi Bllako ka dëshmuar sot në SPAK lidhur me rolin e tij në aferën e inceneratorëve. Bëhet me dije se Bllako ka mohuar që të ketë pasur rol vendimmarrës. Sipas tij, procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit dhe se ai ka pasur detyrë vetëm ta përcjellë shkesën Këshillit të Ministrave për Miratim. Për sa i përket akuzës së korrupsionit për punësimin e babait të tij në mënyrë fiktive në incineratorin e Tiranës, Bllako është shprehur se kontrata për punësimin e babait të tij nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit Italian.

Gjithashtu ai ka shtuar se babai i tij ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrëveshja për inceneratrin e Fierit. Dëshmia e bllakos do administrohet tashëm në fashikujt e dosjes hetimore.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat