A keni koment për thirrjen drejtuar spak nga Rama e Basha për të hetuar Berishën?
Ilir Meta: Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat i konsideroj banale dhe të cilat tregojnë një raport shumë të vjetër midis politikës dhe drjetësisë aq më tepër kur vjen nga ajo politikë që do sillte drejtësinë e re dhe aq të ëndërruar. Çdo politikan kur ka fakte vepra të shpërdorimit të detyrës falsifikimit e krimit i çon në institucionet e drejtësisë.Unë kam çuar mjaft dokumente dhe këtë duhet të bëjë çdo politikan serioz, ndërsa përpjekje për të dhënë udhëzime nga kongresi i PS se deri ku e kanë limitin dhe se si të bëjë drejtësi me regji janë përpjekje e dëshpëruar për të shmangur përgjegjësitë nga shmangia e shtetit. Është detyra e drejtësisë të tregojë integritet.

