TË FUNDIT

Meta flet për përgjegjësitë që ka pas ‘zhveshjes’ nga kostumi presidencial, ja çfarë thotë për emrin e pasuesit të tij

Ditën e sotme presidenti i vendit Ilir Meta doli në një deklaratë duke denoncuar gjendjen e arsimit në vend, ku sipas një studimi Universiteti i Tiranës qëndron i fundit në krahasim me univeristetet e rajonit sa i takon infrastrukturës.

Meta nuk iu shpëtoi dot pyetjeve në lidhje me aktualitetin politik, dhe emrin e pasuesit të tij, për të cilin nuk preferoi që të bënte asnjë koment.

Meta tha se mazhoranca aktuale i ka numrat për të zgjedhur presidentin, dhe çdo farsë tjetër me përzgjedhjen e emrave është thjesht një argëtim që bëhet për konsum publik.

A ka më një pikë takimi mes jush dhe Edi Ramës?

Mendoj se në politikë janë të rëndësishme idetë, sidomos kur ato i shërbejnë të ardhmes, unë kam treguar gjithnjë se idetë që kam pasur në politikë kanë qenë të tilla.

Si i gjykoni komentet e Ramës dhe Bashës, që SPAK duhet të nisë hetimet për Sali Berishën, pas shpalljes së tij non grata nga SHBA-të?

Nuk kam dëshirë që të merrem me çështje të cilat i konsideroj banale, që tregojnë një raport të vjetër mes politikës dhe drejtësisë, aq më tepër kur vijnë nga ajo politikë që do të sillte drejtësinë e re. Çdo politikan që ka akte konkrete të shpërdorimit të detyrës, apo krimeve, ti paraqesë ato përpara organeve të drejtësisë.

A e keni ju një emër të presidentit të ri?

Lidhur me çështjen e presidentit të ri, kjo temë nuk përbën asnjë interes konkret për mua, është shumë e qartë, mazhoranca aktuale, jo vetëm për shkak të zgjedhjeve të 25 Prillit i ka votat, nuk shoh asnjë arsye që të bëhem pjesë e një argëtimi publik. Në 25 korrrik nis një angazhim i ri, dhe nisin përgjegjësitë e reja.

Për mua është e rëndësishme që presidenti apo presidentja e ardhshme të respektojë Kushtetutën, të mbrojë sovranitetin, të udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe interesi publik. Natyrisht që kjo nuk është e lehtë. Pushteti gjithmonë tenton që të kapë shtetin.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat