TË FUNDIT

Rama-Tabakut: Nëse më pret në shtëpi do ta bëj edhe video për Tik-Tok

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama fjalën e tij në kuvend e nisi me një kërkesë të veçantë për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Kjo e fundit ndër të tjera foli për cilësinë e ujit të Tiranës, ndërsa kryeministri iu përgjigj se ishte i gatshëm të pinte nga çezma sapo të shkonte në shtëpi.

Madje, Rama tha se nëse Tabaku e pret në shtëpinë e saj do ta pinte edhe aty një gotë dhe do të bënte gjithashtu video për Tik-Tok.

“Meqë zonja Tabaku foli për ujin e Tiranës, meqë si dëshmitari i zonjës Tabaku e ndjej për detyrë sot me t’u kthyer në shtëpi do pi ujë nga çezma. Dhe jam i gatshëm nëse zonja Tabaku të më presë në shtëpi dhe të pi edhe aty një gotë ujë nga çezma. Do ta bëj video dhe do ta hedh në tik-tok”, tha Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat