TË FUNDIT

E habitshme, por e vërtetë/ Shqiptarët kërkojnë në Google më shumë për hundën se për zemrën

E habitshme, por e vërtetë. Në Shqipëri, nëse klikon me fjalën “operacione” më poshtë të renditen edhe kërkimet më të shpeshta që janë bërë, ku dominojnë operacionet e hundës, operacionet plastike, më pas operacionet plastike të hundës dhe së fundi operacionet e zemrës.

Po nga vjen e gjithë kjo mani e shqiptarëve?

Në gjithë jetën e njeriut ka një dëshirë të madhe: të jetë i pranuar. Pikërisht në këtë moment hynë në lojë operacionet plastike.

Është plotësisht e vërtetë që njerëzit duhen gjykuar për atë që janë e atë që bëjnë dhe jo për pamjen e jashtme. Mirëpo jemi po ne që, thellë brenda vetes, e shohim pamjen e jashtme si përcaktues të mënyrës me të cilën vërejmë të tjerët.

Stereotipi “e bukura është e mirë” na shtyn që brenda vetes të besojmë se njerëzit tërheqës kanë edhe karakteristika të tjera pozitive.

Vlen të përmendet që ekspozimi që në fëmijëri ndaj bukurisë ideale të kukullave Barbie, dëmton vetëvlerësimin në moshë të re, pasi vajzat nuk do të jenë të kënaqura me imazhin e tyre, i cili mund të mos i përafrohet kukullës Barbie.

Bumi i operacioneve plastike ka përfshirë edhe një vend të vogël si Shqipëria, sidomos në 10 vitet e fundit.

Kërkesat më të larta janë ato për rimodelimin e hundës, të paktën 50% e ndërhyrjeve kanë të bëjnë me të.  Interes të lartë për ndërhyrje ka edhe për rimodelimin gjoksit dhe të barkut.  Gjithashtu shumë e preferuar është dhe heqja e dhjamit në zona të lokalizuara.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat