TË FUNDIT

Meta: Presidenca do të jetë “kështjellë” deri në 24 korrik

Paraditen e sotme presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp. Kreu i shtetit vlerësoi rezolutën për Shqipërinë të miratuar në Parlamentin Europian.

“Dua të vlerësoj sot rezolutën e miratuar dy ditë më parë në PE me shumicë votash. Dua të vlerësoj mbështetjen e gjerë ndaj perspektivës për anëtarësim të plotë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por njëkohësisht dhe gjuhës së drejtpërdrejtë të përshkrimit të situatës në vendin tonë”, tha Meta.

Presidenti është ndalur të një sërë problematikash të raportit. “Raporti shpreh shqetësimin për klimën e polarizuar politike. Shpreh keqardhje për ndryshimet jo-konsensuale të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor nga machoranca qeverisëse”, tha Meta.

“Përmes kësaj rezolute BE, kujtohet se anëtarësimi në BE varet nga reformat, duke nisur nga forcimi i Ligjit. Shpreh shqetësim serioz për klimën e polarizuar politike. Shpreh keqardhje për moszbatimin e Kushtetutës nga maxhoranca për para zgjedhjeve të 25 prillit. Bëj thirrje që të rritet demokracia dhe konkurueshmëria partiake, si hap me rëndësi”, shtoi Meta.

Sipas kreu të shtetit, ndonëse rezoluta u votua në PE, përmbajta e saj kujton problemet kritike në vendin tonë.

“Vlerësova t’i kushtoja një vëmendje të posaçme kësaj rezolute dhe përmbajtjes së saj. Mendoj se janë diagnostikuar një sërë probleme që e kanë bërë të pamundur përparimin e vendit tonë. Votimi tregon qasjen e PE për të përkrahur zgjerimin. Por natyrisht i ka evidentuar të gjitha problemet kritike të vendit tonë”, tha Meta, duke kërkuar një reflektim urgjent.

I pyetur për idenë e hedhur nga presidenti i Këshillit të Europës për Shqipërinë si anëtare e asociuar e BE, Meta u përgjigj: “Idetë që hidhen nga individë të caktuar janë interesante, por mendoj që më të rëndësishme janë këto detyrime të shkruara, të votuara nga institucionet më të larta të BE. Këto janë të pashmangshme.”

Sa i takon situatës politike në vend, Meta tha se nuk ka asnjë kureshtje për zgjedhjen e pasardhësit të tij. Edhe njëherë fajësoi opozitën për dorëzimin e të gjitha pushteteve te një “qeveri gangstere”, siç e quan ai. Ndërsa Presidencën deri në 24 korrik, në ditën e tij të fundit, thotë se do të jetë si “kështjellë”.

“Nuk kam asnjë këshillë për ti dhënë opozitës, sepse opozita ka bërë gabime fatale. Pjesa kryesore me ndërgjegje të plotë, një pjesë tjetër aq e pati ndërgjegjen. Unë do ti quaja krime. S’kam asnjë këshillë për opozitën dhe asnjë kuriozitet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Deri në 24 korrik ky institucion do të jetë një kështjellë. Dhe ka qenë kështjellë e rrethuar nga pjellat më të pabesa të këtij vendi. Unë nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë. Nuk kam aftësi çudibërëse. Dhe sigurisht përderisa ata ishin të vendosur t’ja jepnin të gjitha pushtet nje qeveria gangstere. Për mua është e rëndësishme të kryej me patriotizëm dhe ndershmëri për këtë deri deri në 24 korrik. Pastaj përgjegjësinë do ta ketë zoti apo zonja pas ardhëse. Do të jem një ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të republikës”, tha Meta.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat