Aktorja, Katie Wee ishte 12 vjeçe kur Viktor Kabaniaev filloi të abuzonte me të ndërsa punonte në një studio vallëzimi në Walnut Creek, Kalifornia Veriore.
Pas shumë kohësh që kishte qëndruar larg mediave për këtë histori, së fundmi Wee ka zgjedhur që historinë e saj ta bëjë publike në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin dhe që viktimat që bien pre e abuzimeve, të mos kenë frikë të denoncojnë.
Kabaniaev ra në prangat e policisë, vetëm pasi Wee, tani 33 vjeç, e cili ka pasur role në seritë televizive, duke përfshirë Modern Family , e raportoi atë në polici në 2017, dhe ra dakord për t’i bërë një kamera të fshehtë për të vërtetuar fjalët e saj.
Ajo fshehu një pajisje regjistrimi në çantë dhe u takua me Kabaniaev, 59 vjeç, në një Starbucks ndërsa ishte e rrethuar nga policia sekrete, sipas San Francisco Chronicle.

