Kur bëhet fjalë për gruan Nicola Peltz, Brooklyn Beckham nuk ngurron së shprehuri dashurinë e madhe që ka për të.
Djali i David dhe Victoria Beckham u martua me trashëgimtaren e Palm Beach në një ceremoni ekstravagante më 9 prill 2022 dhe dashuria e tij për bashkëshorten është e ‘vulosur’ nën lëkurën e tij.
Kuzhinieri zbuloi se 70 nga 100 tatuazhet e tij i dedikohen nuses së tij , me dizajne që variojnë nga emri i saj dhe deri te një letër dashurie në shpinë.
Përderisa shumica e këtyre tatuazheve ende nuk janë zbuluar, Beckham dhe nusja e tij u kanë dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të disa prej tyre në rrjetet sociale.
“I martuar”
“Betimet e dasmës”
Disa çifte mund t’i printojnë dhe t’i vendosin në kornizë betimet e tyre të dasmës, por Beckham e çoi atë në nivelin tjetër duke i bërë ato tatuazh në krahun e tij .
Një pjesë e zotimeve thotë: “Më lejoni të filloj duke thënë se fjalët nuk mund të përshkruajnë as dashurinë time për ju, vetëm duke parë ju, unë shoh të ardhmen time dhe më duket si një ëndërr. Ti je bota ime dhe unë vazhdoj të dashurohem më shumë me ty çdo ditë.”
Gjatë fejesës së tyre në vitin 2020, Beckham bëri tatuazhe sytë e nuses së tij në pjesën e pasme të qafës dhe më pas shkroi letrën.

