TË FUNDIT

Më në fund, Bora dhe Donaldi shfaqen publikisht bashkë

Më në fund, Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë dalë bashkë publikisht. Në fakt, ka qenë Semi Jaupaj ajo e cila ka publikuar një fotografi me dyshen nga festivali “Sunny Hill”. “Shokë përgjithmonë” ka shkruar ajo. Kjo foto është marrë si një shenjë që ata kanë vendosur të mos fshihen më nga publiku.

Kujtojmë që thashethemet se Bora dhe Donaldi janë rikthyer bashkë nisën pak javë pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Ndonëse ata nuk pranonin gjë publikisht, ishin fotot e shkrepura nga fansat që tregonin se moderatorja dhe aktori i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat