Abc News
LIVE
U fut brenda kafazit për të grabitur një këlysh, burri vritet nga luani
schedule
17:14 – 29 Gusht, 2022
Një burrë është vrarë dhe më pas ngrënë nga një luan në një kopësht zoologjik në Accra të Ganës, pasi u fut brenda hapësirës së luanit për të marrë një këlysh.
Ai është filmuar duke hyrë në kopshtin zoologjik ditën e diel rreth orës 12:00, por sapo i është afruar këlyshit ai është sulmuar nga luani, dhe për shkak të plagëve të marrë ka humbur jetën.
Ndërkohë që një tjetër luan ka mundur të përfitojë duke u larguar nga kopshti zoologjik pasi dera ishte e hapur.

