Dyshimet për një shtatzëni të mundshme të Ajola Xoxës janë shtuar gjatë ditëve të fundit.
Burime pranë saj bëjnë me dije për “Real News” se bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shtatzënë.
Deri më tani nuk dihet se në cilin muaj të shtatzënisë ndodhet Xoxa, apo nëse kuratorja pret një fëmijë.
Vlen të kujtojmë se Erion Veliaj ndodhet në burg që prej shkurtit të këtij viti, ndërkohë që ende mban detyrën e kryebashkiakut.
Veliaj dhe Xoxa janë prindër të një djali. Kuratores iu hoq masa e arrestit të shtëpisë për shkak se duhet të kujdesej për të birin.

