Ditën e djeshme u zhvillua një debat me tone të ashpra dhe fyese mes Ramës dhe Berishës në Kuvendin e Shqipërisë.
Rama pyeti Berishën nëse mund ta ‘kapërcente dot oqeanin’, duke iu referuar ndalimit për në SHBA, por sot DASH ka një përgjigje.
‘Gazeta Shqiptare’ ka kontaktuar me Departamentin e Shtetit, ku specialisti i çështjeve publike, Scott Lueders, i ka kthyer një përgjigje lidhur me çështjen.
“Rastet e refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit të cilat Departamenti i Shtetit ka zgjedhur t’i publikoje, ndodhen këtu:
https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm
Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë.
Përtej këtyre pak publikimeve, (në listë ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe familjet përkatëse) në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave”, shkroi Scott Lueders, specialist i çështjeve publike në Byrone e çështjeve ligjore dhe trafikut të narkotikëve në DASH.


