TË FUNDIT

Rama: Investimi në agroturizëm, ekonomi të qëndrueshme dhe punësim

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një takim në fshatin Roshnik të Beratit, së bashku me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi.

Në fjalën e tij, Rama tha se shumë fshatra janë pjesë e projektit ‘100 fshatrat’.

Sipas kryeministrit, një nga qëllimet kryesore është kthimi i të rinjve në fshat dhe përfshirja e tyre në projekt

Më tej, Rama tha se nëse investohet në agroturizëm, do të ketë më shumë ekonomi të qëndrueshme familjare

“Janë 100 milionë lekë për programin 100 fshatrat për të gjithë ata që kanë një ide dhe që duan të bëhen pjesë e këtij procesi. Kush investon në argoturizëm garanton një ekonomi të qëndrueshme familjare dhe nëse projekti zhvillohet krijohet edhe punësim për të tjerët. Financim për ata që kanë një ide për t’u zhvilluar”, theksoi Rama./real-news.tv

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2140625399291978/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat