Studentët e Universitetit të Shkodrës kanë përzënë nga auditori ministren e Arsimit, Besa Shahini. Kjo e fundit nuk pranoi që takimi të zhvillohej me praninë e mediave dhe për këtë arsye studentët i janë kundërvënë Shahinit.
Ajo ka hyrë në auditore për të takuar studentët dhe pedagogët por ata kanë refuzuar ministren duke thirrur: “Turp, turp” .
Ndërkaq ministrja takoi vetëm senatin akademik të universitetit, një takim që zgjati 40 minuta. Më pas ministrja u drejtua për të biseduar me studentët por ata e refuzuan në mënyrë kategorike. Ndërsa pedagogët kanë shprehur shqetësimin se janë marrë vendime pa marrë mendimin e tyre./real-news.tv/

